Çuka e Ajtoit – VIDEO e vitit 1960

18/10/2012:23

Shperndaje:

Vendbanimi antik i Çuka e Ajtoit

Çuka e Ajtoit ndodhet 16 km në jug të Butrintit, në fshatin Çiflik – Gërmimet, rilevimet dhe studimet e para në këtë pikë arkeologjike u kryen nga arkeologu italian Luigi Maria Ugolini në vitin 1929, i cili gërmoi dhe nekropolin që gjendet pranë këtij vendbanimi. Studimet dhe gërmimet arkeologjike në këtë qendër antike rifilluan në vitet 1978-1979 nga arkeologu shqiptar Selim Islami.

Pjesa më monumentale e këtij siti arkeologjik janë muret rrethues, të cilët rrethojnë kodrën konike të Çukës së Ajtoit, që arrin një lartësi rreth 330 m mbi nivelin e detit. Muret kanë një gjatësi të përgjithshme 1.16 km dhe rrethojnë një sipërfaqe gati 5 ha.

Për shkak të terrenit të pjerrët dhe mbrojtjes natyrale që ofron kodra, muret nuk janë përforcuar me kulla. Në këtë fortifikim janë përdorur një sërë kthesash të shpeshta, në formë dhëmbë sharre. Përgjatë linjës së murit janë identifikuar katër hyrje. Në teknikën e ndërtimit të mureve mbizotëron poligonali, ndërsa është përdorur më pak ai trapezoidal.

Video nga Çuka e Ajtoit

Fortifikimi daton në shek. IV p.Kr. Në një fazë të dytë në antikitetin e vonë fortifikimi është zvogëluar, duke u përqëndruar në kreshtën e kodrës. Banesat antike që gjenden në këtë vendbanim, në pjesën më të madhe kanë planimetri të thjeshtë, me tre ose katër ambjente dhe një oborr të vogël. Bazamenti i tyre për shkak të terrenit të pjerrët është hapur në shkëmbin e kodrës. Në anën perëndimore pranë fortifikimit gjendet një kompleks ndërtimesh, që nga banorët e zonës identifikohet me emrin “Pallati”.

Çuka e Ajtoit në antikitet ka luajtur rolin e një qendre të rëndësishme, që kontrollonte fushën e Kestrinës.

Për cdo vërejtje apo sugjerim, na kontaktoni në faqen tonë në facebook Saranda Web

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Disiplina e ashpër edhe me Delvinën për kore fyese në stadium ndaj zyrtarëve dhe ekipit të Butrintit
Komisioni i Disiplinës vendim të ashpër për Butrintin pas banderolave në ndeshjen me Delvinën
Investim 360 mijë euro për rrugët e brendshme në “Baba Rexhepi” dhe Lagjen nr. 3 në Sarandë
Investim 500 mijë euro për rikualifikimin e rrugëve dhe shesheve në Gjashtë dhe Metoq
Vila PAJA në Ksamil kërkon Sanitare – Ofrohet Akomodimi dhe Ushqimi
Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe u largua me automjet, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.