

Covid-19/ Nga nesër orë e re policore sipas qyteteve


Rritja e rasteve me COVID, prekja e moshave të reja dhe dyshimet për praninë e mutacioneve të COVID në vendin tonë, ka shtyrë ekspertët e shëndetësisë që të shqyrtojnë masat shtrënguese që mund të aplikohen në vendin tonë, për kontrollin e situatës. Epidemiologu Artan Simaku tregoi për Report Tv se pritet të ketë ndryshim në kufizimin e orareve, në varësi të situatës epidemiologjike në qytete të ndryshme.
“Më e mundshme janë këto, kufizimet në oraret e lëvizjeve, pra nuk parashikohet ndonjë rikthim i atyre masave shtrënguese siç ishin në fillim të epidemisë në muajin mars dhe në muajin prill, por do jenë kryesisht kufizime orari. Me shumë gjasë në bazë të situatës epidemiologjike në qytete të ndryshme”-tha epidemiologu.
Simaku thotë se nga ana klinike nuk ka ndryshim me COVID-19 dhe mutacioneve që janë shpërndarë.
“Nuk ka ndonjë ndryshim në simptoma, por variantet e reja të mutacionit kanë një transmetueshmëri më të lartë në popullatë, pra japim një rritje të shpejtë të numrit të rasteve sepse përhapen rreth 70% më shpejtë se shtamet e zakonshme që kanë qarkulluar deri tani, ndërsa nga ana klinike nuk ka ndonjë ndryshim”- u shpreh Artan Simaku.
Epidemiologu shpjegoi disa nga arsyet se përse po preken të rinjtë nga virusi në Shqipëri, mes të cilëve ka pasur dhe fatalitete.
“Prekja e të rinjve është sepse është kjo grupmoshë që nuk i respekton masat, pra është kjo grupmosha aktive 25-34 dhe 34-45 vjec. Përvec kësaj mund të jetë dhe ky dyshimi që kemi për hyrjen e këtyre varianteve të reja që kanë dhe transmetueshmëri të lartë në popullatë”- tregoi Simaku.
Në fund Simaku ka dhe një apel për zbatimin e izolimit pas prekjes nga virusi.
“Ajo që është më e rëndësishme për popullatën është respektimi dhe zbatimi i masave. Gjithashtu duhet të zbatohen dhe protkollot e izolimit dhe të trajtimit që i rekomandon mjeku i familjes. Ka patur dhe raste që persona që duhet të ishin të izoluar ose të karantinuar nuk e kanë zbatuar”-tha Artan Simaku./Shqiptarja.com



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Policia bllokon një tjetër skaf, në 2 javë 54 skafe të bllokuar në Sarandë – VIDEO
09/02/2116:24

Ambasadori Britanik takim me Gledis Nanon: Krimi nuk paguan kurrë!
09/02/2116:24

MANXURANE RESTAURANT KËRKON NDIHMËSE NË KUZHINË
09/02/2116:24

Zjarrfiksja luftë me zjarrin në aksin Sarandë – Butrint, helikopteri në malin e Sopotit
09/02/2116:24

Dhunoi fizikisht ish të dashurën, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
09/02/2116:24

Turisti nuk i bindet urdhrit të policisë në Sarandë, tenton të largohet me gomone – VIDEO
09/02/2116:24

Pronarët e mjeteve ujore ultimatum Policisë: Jepni zgjidhje ose nesër futemi në ujë!
09/02/2116:24

Mjekët e Spitalit të Sarandës kthejnë në jetë vogëlushin 4-vjeçar, ra në kontakt me rrymën
09/02/2116:24

Aksident në rrugën Kardhiq – Sarandë, automjeti del rruga në kthesë
09/02/2116:24

HOTEL DELFINI KËRKON SANITARE, PAGA 60.000 LEKË
09/02/2116:24






Rezervime

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
09/02/2116:24

Apartament për pushime në Sarandë.
09/02/2116:24

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
09/02/2116:24

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
09/02/2116:24

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
09/02/2116:24
Suvenire

Suvenire nga Saranda – Shegë
09/02/2116:24

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
09/02/2116:24

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
09/02/2116:24

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
09/02/2116:24

Suvenire nga Saranda
09/02/2116:24




