“Corriere della Sera”: Turistët u bombarduan me çmime të dyfishuara në Jug të Shqipërisë

15/09/2422:55

Shperndaje:

“Corriere della Sera”: Turistët u bombarduan me çmime të dyfishuara në Jug të Shqipërisë.

 

Shqipëria mbylli sezonin veror me një tjetër rekord turistësh të huaj, sidomos ne plazhet e jugut të vendit. Por rritja e ndjeshme e çmimeve të shërbimeve të ofruara në disa zona, deri në 90% krahasuar me një vit më parë ka pasur shumë pasoja në kohëzgjatjen e qëndrimit, shpenzimet e përgjithshme në vendet e zgjedhura për pushime.

 

Aq e madhe ishte rritja sa një person i brendshëm flet për rrezikun e bërjes së “të njëjtave gabime pas Covid-it si Italia, Kroacia dhe Greqia”, kur çmimet u rritën shumë më tepër se norma e inflacionit, duke dekurajuar mijëra turistë” – shkruan Corriere që ka ndërthurur të dhënat zyrtare, numrat e operatorëve në sektor dhe ata të mbledhur prej saj.

 

Gazeta shkruan se ndikim për numrin e turistëve të huaj ka pasur “bumi” i fluturimeve me kosto të ulët, falë Wizz Air dhe Ryanair që ka “vjedhur” pasagjerët e trageteve mes Italisë dhe Durrësit. “Nëse në periudhën qershor-gusht udhëtarët e trageteve ishin pak më pak se ata të një viti më parë, 3.5 milionë pasagjerë kaluan nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, 45.8% më shumë se tremujori i 2023”.

 

Nga këta, 1,35 milionë njerëz fluturuan ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë me një rritje prej 47% krahasuar me një vit më parë. Nga 1 janari deri më 10 shtator kemi pasur 7,6 milionë pasagjerë. Tashmë i kemi tejkaluar shifrat për të gjithë vitin 2023 dhe presim ta mbyllim vitin me 10,5 milionë pasagjerë”, – shpjegon për Corriere, Piervittorio Farabbi, shefi operativ dhe menaxher përgjegjës i aeroportit shqiptar.

 

Gazeta italiane vëren se në “vendin e shqiponjave” ishin të shumtë turistët që u gjendën përgjatë brigjeve të jugut të bombarduar nga çmimet që sipas disave ishin të barabarta me ato italiane, me rritje që varionin nga 5 deri në 90%, veçanërisht në qytetet e Ksamilit, Sarandës, Vlorës, Himarës, Dhërmiut, Velipojës, zona të “pushtuara” nga italianët qysh në vitin 2023.

 

“Kjo ka zemëruar vetë shqiptarët të cilët e gjetën veten të bombarduar nga çmime të papara për një çadër, një drekë apo një dhomë hoteli. Kjo e shtyu edhe kryeministrin Edi Rama të ngrejë zërin në korrik. “Në jug po shohim një rritje absurde. Kjo është vetëvrasje, rritja e çmimeve do të ketë pasoja në verën e vitit 2025. Dhe është turp që kjo po ndodh kur ne kemi hyrë në Champions League të turizmit mesdhetar” – citon Corriere.

Ekspertët vendas që kanë bërë llogaritë kanë ngritur alarmin për atë që ndodhi në jug të Shqipërisë. Nëse çmimi minimal i dy shezlloneve dhe një çadre në 2023 ishte 5 euro në ditë, këtë vit ishte 7 euro (+40%) me zona të jugut ku shkonte çmimi shkonte 50-60 euro.

 

Apartamentet e përballueshme, të cilat vitin e kaluar kishin çmimin 25-30 euro, shkuan në 40-45 euro në periudhën dymujore korrik-gusht dhe madje deri në 100-120 euro. Pa folur për dhomat e hotelit që arritën deri në 500 euro.

 

Pasoja e parë, ndonëse ende jo me shifra të rëndësishme, u vu re në korrik, kur sipas Ministrisë së Turizmit, në Shqipëri hynë 1.8 milionë turistë të huaj, vetëm 2.7% më shumë se në korrik të 2023, një shifër mjaft më e ulët se +25% në 6 muajt e parë të vitit 2024. 2.2 milionë turistë të tjerë mbërritën në gusht (duke i çuar 8 muajt e parë në 8.5 milionë), 4.7% më shumë se e njëjti muaj në 2023.

 

Kjo edhe për shkak se është zvogëluar edhe numri i kosovarëve që këtë vit falë marrëveshjeve me BE-në kanë filluar të udhëtojnë më shumë në Evropë pasi kanë frekuentuar Shqipërinë prej vitesh. Ndaj u takonte italianëve të kuptonin se, krahasuar me vitin 2023, pushimet përtej Adriatikut janë bërë më të shtrenjta në Jug dhe kështu ata duket se janë zhvendosur në pjesën tjetër të vendit.

 

“Turistët nga Evropa Qendrore (Polonia, Sllovakia) këtë vit preferuan plazhet e Durrësit dhe Golemit. Vumë re një rritje të ndjeshme të vizitorëve që shkojnë në ekskursione në këmbë ose me biçikletë në veri dhe në përgjithësi shumë shkojnë nëpër të gjithë vendin, jo vetëm në jug” – tregon Farabbi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB
KSAMIL, RRUGËS I VIHET GARDHI – FOTOLAJM

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.