Cikloni gjunjëzon Greqinë/ 2 viktima, përmbytje dhe dëme materiale – VIDEO

19/09/209:12

Shperndaje:


Cikloni ka gjunjëzuar Greqinë, duke shkaktuar deri më tani 2 viktima dhe përmbytje të mëdha ne vend.
Të dy viktima ishin banorë nga Thesalia dhe njëri prej tyre është një 63 vjeçar shqiptar të cilin djali i tij e kërkonte që nga dita e djeshme. Ai u gjet i vdekur nga ekuipet e zjarrfikësve në zonën prapa spitalit të Karditsa.Sipas mediave greke, viktima tjetër është një 40 vjeçar i cili përfundoi në lumin Pamisos në Mouzaki bashkë me makinën me të cilën ai udhëtonte

Sot, në ditën e tretë, parashikohet që uragani do të godasë me të njëjtën fuqi Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore (Sterea) dhe në Kretën perëndimore.

Gjatë orëve në vijim, parashihet që të ketë reshje të furishme dhe erëra të fuqishme në zonat lindore dhe jugore të Greqisë tokësore, në jug të detit Jon, në veri të ishullit Evia, ishujt verior dhe perëndimor të kompleksit Cyklades, Chania në Kretë dhe ishujt e Egjeut.

https://youtu.be/7TzUZh3YgxY


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Lavazho në Qafë Gjashtë kërkon punonjës
Jetonte në Britani me identitet tjetër dhe erdhi për pushime në Sarandë, arrestohet
Dorëzohet drejtoria e shkollës “Adem Sheme”: Nuk do të ketë klasa me 38 nxënës
I kishin faturuar 420 mijë lekë në 1 muaj, OSHEE tërhiqet dhe pranon gabimin pas publikimit të ankesës në Saranda Web
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon staf
Mësuesit tentojnë të thyejnë protestën, futën 4 nxënës dhe filluan mësimin – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.