Channel X tani i pranishëm edhe në familjet e varfëra të Sarandës

30/12/1613:07

Shperndaje:


Mbërritën edhe në Sarandë dekoderat digitalb, nismë kjo e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Punës për të dhuruar për familjet në nevojë dekodera digitalb.
Për shpërndarjen e këtyre dekoderave në territorin e Bashkisë Sarandë është kujdesur personalisht kryetarja e Bashkisë Florjana Koka , e cila ka zgjedhur t`ua dorëzojë me dorën e vetë familjeve në nevojë. I pranishëm ishte edhe i deleguari i PS për Qarkun Vlorë Damian Gjiknuri.
Megjithëse 163 familjet në nevojë kishin pritshmëri të tjera si punësim apo ndonjë mrekulli tjetër në këtë prag Viti të Ri, qeveria vendosi t`u dhurojë vetëm mjete propagande dhe argëtimi.
Por megjithëse familjet në nevojë morën si dhuratë nga qeveria, nëpërmjet dorës së kryetares së bashkisë dekoderat, mbetet e paqartë se cilët kanale do të mund të shikojnë ata me këto dekodera, pasi në Sarandë deri tani në frekuencat dixhitale mund të shikohen vetëm kanalet greke.bashkia-sarande-dekoder-digitalb

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.