Çfarë ndodhi me bustin e Hillary Clinton në Sarandë ?

11/02/1718:39

Shperndaje:


Heqja e bustit nga sheshi në Sarandë të ish-sekretares së Shtetit të SH.B.A, pa asnjë shpjegim nga ana e zyrtarëve të Bashkisë Sarandë, ka nxitur në shtyp aludime nga më të ndryshmet, deri edhe në teori konspirative si ajo e Kastriot Myftarajt.
Kastriot Myftaraj thotë se “…Tani që Meta i ka thënë Balilit se ai vetë do ta mbrojë, por të ruhet nga Edi Rama, Balili vendosi të marrë bustin e paguar prej tij. Zemërimi i Balilit u rrit kur i thanë se skulptori e kishte bërë bustin e Hillary me tiparet e nënës së Edi Ramës, Anetës.
“Unë paskam paguar bustin e nënës së atij atij burrit të zgjuar që me një gur kërkon të vrasë dy zogj, të më dërgojë mua në burg në Amerikë, që atje unë të këndoj si bilbil dhe me anën time të eliminojë edhe Metën!”- Ka thënë Balili dhe i tërbuar ka urdhëruar që t’ ia sjellin bustin brenda ditës…”, shkruan mes së tjerash Kastriot Myftaraj.
Në Bashkinë e Sarandës paguhen 1 kryetar bashkie, 3 nënkryetarë, punonjës për marëdhëniet me publikun dhe mediat., ndërsa tani së fundmi janë shtuar edhe një staf i tërë për propagandën në facebook, por asnjëri nga këta nuk e mori mundimin të jepte asnjë sqarim për publikun se çfarë ndodhi me bustin e Hillary Clinton në sheshin në qendër të Sarandës.
Saranda Web kontaktoi sot me zyrtarë të Bashkisë Sarandë, sigurisht jo me këta të sipërpërmendurit, dhe morëm sqarim përse u hoq busti i Hillary Clinton.
Prej më shumë se 3 muaj në sheshin qëndror të qytetit dhe në Rrugën e Flamurit kryhen punime për rikonstruksionin e tyre dhe këto punime prekin edhe vendin ku ishte vendosur busti. Pas përfundimit të punimeve, busti i Hillary Clinton do të rivendoset përsëri në vendin ku ka qenë, në një shesh akoma edhe më të denjë për një mike të shqiptarëve si Hillary Clinton.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”
Ngrihet grupi i punës për njohjen e viteve të punës me Greqinë. Drejt marrëveshjes së shumëpritur për pensionet
Rama: Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të bëhet në fillim të dhjetorit
Prindër të fëmijëve në kopshte dhe shkolla të alarmuar: Në Sarandë ka rënë morri
Reagim i shpejtë i institucioneve: Ura në Metoq riparohet pas denoncimit në Saranda Web
Sulm me shkopinj ndaj maturantit dhe të miturës, Policia shpall në kërkim 4 autorët – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.