“Çështja Kokëdhima” në Gjykatën Kushtetuese. Mandati i deputetit të Sarandës në rrezik


kokedhima 2Gjykata Kushtetuese do të vendosë mbi fatin e mandatit të deputetit socialist Koco Kokëdhima. Avokati i Kokëdhimës, Artan Hajdari, kërkon rrëzimin e çështjes.
Vetë Kokëdhima deklaroi në seancë se cënimi i mandatit të tij të deputetit po bëhet pa asnjë shkak.
Kokëdhima: Kam ardhur në gjykatë me besimin e plote tek drejtësia. Jam në dispozicion të çdo kërkese.
Shoqëritë e mia s’kanë marrë pjesë në tendera që kur u bëra deputet. Kam kërkuar të qartësohem për çdo moment të konfliktit të interesit.
I jam drejtuar ILDKP e Kuvendit për t’i marrë opinion. Cënimi i mandatit pa asnjë shkak, cënon të drejtat e mia.Duke e zgjidhur drejt rastin tim do të marrin fund këto çështje politike.
Të pranishëm në seancën e sotme gjyqësore ku po shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të Kokëdhimës ishin të pranishëm dhe disa deputetë socialistë.
Deputeti Kokëdhima është akuzuar nga opozita se ka përfituar fonde publike në konflikt interesi me mandatin e tij parlamentar.
Sipas opozitës, ndërkohë që ai kishte marrë mandatin, një kompani internet që ai ka patur në zotërim, ka lidhur kontrata me një numër të madh entesh publike.
Por Kokëdhima ka mbrojtur gjatë gjithë kohës tezën se kontrata për të cilat akuzohet janë lidhur para se ai të merrte mandatin, dhe se më pas ai ka hequr dorë nga aksionet e tij në këtë kompani dhe të tjera të zotëruara prej tij.

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.