Çështja e zhvendosjes së Zyrës Arsimore nga Delvina ngrihet në Parlament
Deputeti Ervis Meco duke folur seancën e sotme në Parlament, midis të tjerash ka thënë se“kam dy cështje të deleguara nga Delvina për kryeministrin Rama, dua të sjell dy shqetësime, qyteti nuk ka një plan për rikthimin e ujit të pijshëm. Kur do të rikthehet uji i pijshëm dhe shqetësimi i dytë është se Devilna po përballet me izolimin, gjykatat janë hequr, spitalet nuk kanë mjekë dhe së fundmi është në vijim një plan për zhvendosjen e zyrave arsimore për në Finiq” deklaroi deputeti Ervis Meco.