Ceremonia mortore e ekstremistit dhe kërkesa e familjarëve


 

Ceremonia mortore e ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas pritet të zhvillohet sot pasdite rreth orës 16:00. Trupi i tij i pajetë do të prehet në varrezat e fshatit Bularat. Për rreth 12 orë trupi ka qendruar në morgun e spitalit të Gjirokastrës. Familjarët e tij kanë hapur dyert e mortit, ndërsa refuzojnë të flasin për mediat, madje në shumë raste janë treguar të ashpër me gazetarët.

Mësohet ndër të tjera se familjarët e 35-vjeçarit kërkojnë që hetimet për ngjarjen të zhvillohen nga autoritetet greke, ndonëse diçka e tillë duket pa sens pasi Shqipëria është shtet sovran dhe ka organet e veta ligjzbatuese, nuk mundet që prokuroria e një shteti të huaj të drejtojë hetimet tek ne. Aktualisht hetimet ndiqen nga Prokuroria e Gjirokastrës. Kostandinos Kaçifas u vra nga forcat RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej ndërsa vazhdimisht qëllonte me armë në drejtim të tyre. Nëna e tij ka thënë për mediat greke se djalin ia vranë shqiptarët pasi sipas saj, ne nuk i duam minoritetet. ArgjiroLajm.net  

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.