Butrinti humbet në Patos, Delvina gabon minutën e fundit

04/11/1820:25

Shperndaje:


 

Ekipi i Butrintit të Sarandës ka shënuar sot humbjen e radhës përballë ekipit të Albpetrolit në Patos. Albpetroli ka shënuar dy herë pjesën e parë në min e 20 dhe 25 duke e mbyllur 2-0 pjesën e parë. Gjatë pjesën së dytë kur Butrinti shpresonte të bënte kthesë, kanë qenë përsëri futbollistët e Patosit që kanë shënuar në min e 60. Butrinti ka arritur të shënojë në min e 71 me anë të Llollaj, lojtar që ka shënuar përsëri në min e 93, duke shkurtuar diferencën e humbjen në 3-2

Ekipi i Delvinës ka zhvilluar takimin përballë Devollit në Sarandë. Pjesa e parë ka përfunduar 0-0. Në min e 65 gjyqtari anësor sinjalizon se kryesorin se pas një kontestimi për një pozicion jashtë loje, lojtari i Devollit A. Jahupaj e kishte fyer duke bërë që kryesori të mos ja kursejë kartonin e kuq. Gjatë këtyre momenteve Jahupaj nuk ka kursyer edhe fyerjet ndaj tifozerisë delvinjote, duke bërë që situata në stadium të ndezej dhe të kërkohej ndërhyrja e policisë për qetësimin e saj. Delvina ka arritur të shënojë vetëm në minutën e 92 me anë të Xhuvanit, por pas një gabimi të mbrojtjes delvinjote në min e 96 A. Xaka ka barazuar rezultatin në 1-1, duke bërë që gëzimi i delvinjotëve të zgjasi vetëm 4 minuta. Ky takim është transmentuar live në Saranda Web

Pas takimeve të sotme të javës së 7-të, Delvina ndodhet në kuotën e 5 pikëve, kurse Butrinti në vetëm 4 pikë.  

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon Kasiere dhe Sistemuese. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve
Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.