Butrinti dhe Delvina fitojnë takimet, Butrinti 1 pikë larg kreut


Ekipi I Butrintit merr një fitore shumë të vlefshme për ecurinë e tij në kampionat. Pjesa e parë mbyllet barazim pa gola ndërsa në të dytën Butriti shpërthen duke shënuar 3 gola. Takimi nis I qetë por Butrinti tenton 2 herë në minutat 8-9 me anë të Bazaj dhe Dadaj por që të dy gjuajnë jashtë. Në të 35 Kola gabon në passim por sulmuesi Bega I Memaliajt nuk e shfrytëzon këtë rast. Në të 39 rast shumë I rrezikshëm para portës mike por Bazaj 2 metra larg me portën bosh e dërgon sferën jashtë. Në pjesën e dytë Butrinti futet me marsh tjetër është Bazaj që hap serinë e golave në të 59 ndërsa Sadushi në të 64-tën pasi driblon edhe portierin shënon golin e dytë. Goli I tretë u shënua me një supergoditje të Kasaj I cili nga 30 metra shënon një gol për Superligë. Në minutën e 83 ka tension në fushë midis futbollistëve. Gjyqtari Cela dënon me karton të kuq futbollistët Kacupaj e Jaupi.

Delvina – Përmeti: Shumë gola në këtë ndeshje kur për vendasit 3 kanë për autor futbollistin-trajner Dritan Mehmeti , që e çel serinë e golave me një penallti. Delvina që kërkon të mbetet në vendet e para në klasifikim dhe Përmeti që duket pa objektiva të qarta në këtë kampionat zhvilluan një lojë sulmuese dhe pak menduan për mbrojtjen. Deri në fillimin e pjesës së dytë loja ishte e barabartë,si edhe me gola. Në vazhdim vendasit ishin më të përgatitur fizikisht dhe e thelluan rezulrtatin, 3 prej golave erdhën në dhjetë minutat e fundit. Përmeti kishte ardhur në Delvinë me vetëm dy futbollistë rezervë.

Rënditja në kategorinë e Dytë , Grupin B:

1.Orikumi 15 Pikë
2.Elbasani 14 Pikë
3.Butrinti 14 Pikë
4.Delvina 12 Pikë
5.Maliqi 10 Pikë
6.Albpetrol 10 Pikë
7.Këlcyra 10 Pikë
8.Devolli 9 Pikë
9.Gramozi 7 Pikë
10.Tepelena 7 Pikë
11.Domosdova 4 Pikë
12.Përmeti 3 Pikë
13.Memaliaj 3 Pikë
14.Skrapari 1 Pikë

Takimi midis Butrintit dhe Memaliajt u transmentua live në Saranda Web
PJESA I

 

Butrinti – Memaliaj
Transmentimi live mundedohet nga Lofty Sarande

Posted by Saranda Web on 05.11.2017

PJESA II

 

Butrinti – Memaliaj
3 – 0
Transmentimi live mundedohet nga Lofty Sarande

Posted by Saranda Web on 05.11.2017

[ads1]

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.