Butrinti – Devolli / Drejtpërdrejt në Saranda Web

02/02/2510:58

Shperndaje:

Butrinti – Devolli / Drejtpërdrejt në Saranda Web

 

Butrinti shkërmoq Devollin 4-0 / VIDEO e takimit dhe Golat

Golat: Palacio 3′, 5′, 47′, Onuh 90+2′

Kartonë të verdhë: Bocaj 33′ / Topllari 38′, Staro 68′

 

 

 

 

Formacionet:

Butrinti: Moreno, Caushllari, Jugu (Çulli 65′), Basha, Bocaj, Zymeri, Ayala, Gjata (Beshiri 55′), Vasiliu, Martins (Onuh 59′), Palacio Trajner: Adriatik Faslliu

Devolli: Agudelo, Çuko (Çiço 88′), Pere (Dalipi 57′), Kapllani, Alzate, Torollari, Nalbati, Staro (Gjyli 88′), Lipo, Ago, Topllari (Burimi 77′) Trajner: Trifon Meraku

Gjyqtarë: Gerard Çokaj, Devis Përndreca, Renis Vukaj (Lezhë), Kristi Hoxha (Gjirokastër) Delegat: Shkëlqim Ali (Delvinë) Vëzhgues: Krenar Peçi (Delvinë)

 

Butrinti shkërmoq Devollin në stadiumin “Andon Lapa” me një paraqitje dominuese dhe rezultat bindës 4-0. Një nisje vrullshme e vendasve e pa Palacion të shënonte dy gola në minutat 3 dhe 5, duke e vënë në vështirësi skuadrën mike.

Devolli u mundua të reagonte, por tre harkime të Torollarit u neutralizuan nga mbrojtësi Basha. Butrinti vijoi sulmet, por sulmuesit gabuan disa herë para portës kundërshtare. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të Butrintit.

 

 

 

 

Në pjesën e dytë, Palacio shënoi golin e tij të tretë dhe të skuadrës në minutën e 47-të pas një krosimi të Ayalës. Devolli pati dy raste me anë të Nalbatit dhe Topllarit, por portieri Moreno u tregua i saktë. Në minutat e fundit, Butrinti dominoi lojën dhe në minutën e 90+2, Onuh shënoi golin e katërt, duke vulosur fitoren.

 

Me këtë fitore, Butrinti ngushton diferencën me Devollin në vetëm një pikë, ndërsa skuadra mike vjen pas një fitoreje ndaj Turbinës, por dështon në Sarandë me një disfatë të thellë.

 

Takimi Butrinti – Devolli u transmetua drejtpërdrejt në Saranda Web.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.