“BRAT”, KUJT T`I BËJ TË FALA…?! – Poezi nga Eduart Veli, kushtuar pushuesit nga Ukraina

“BRAT”, KUJT T`I BËJ TË FALA…?! – Poezi nga Eduart Veli, kushtuar pushuesit nga Ukraina.

Sonte, një miku im, nga Ukraina mu shfaq në ëndërr.

I veshur shumë bukur, sikur do të bëhej dhëndër!

Mu hodh në qafë, qau si fëmijë.., më përkëdheli…

Sivjet “Brat”, nuk do të vij dot në “Garden Villa Veli”!

“Brat”.., më thërriste ai, “Brat”… edhe unë e thërrisja…

Në çdo verë, “Bratin” nga Ukraina, me mall e prisja!

S’kish nevojë të flisnim Anglisht, flisnim me zemër.

E quajtëm njëri tjetrin, “Brat”, vëlla, më i bukuri emër!

“Brat”, s’do të shihemi më kurrë, nga sytë i ranë lotë…

Më mori jetën një predhë Ruse, jam në tjetrën botë!

Po vdes i lumtur “Brat”, ika nga kjo botë.., për lirinë…

S’ishte e thënë “Brat”, tju prisja dhe unë.., në Ukrainë!

“Brat”, bëju të fala nga unë… por, fjalën s`e mbarove..

Si ëngjëll me flatëra, drejt qiellit me yje fluturove…

“Brat”, kujt t`i bëj të fala, t`i bëj të fala nënës Dëshirë?!

Mes yjesh e gjen , “Brat” në të pafundëmen hapësirë!

Kuj t`i bëj të fala “Brat”, “sister” Ertës, të bukur si Hënë?!

Ka një muaj “Brat”, është bërë me djalë, tani u bë nënë!

Kuj t`i bëj të fala “Brat”, ah.., këto lot që s’më pushojnë…

T`u bëj fala “Tre ishujve”, ata ty sivjet, do të kërkojnë…!

T`i bëj të fala Ksamilit, sivjet Ukrainasit do mungojnë!

Me dhimbjen dhe lirinë tuaj.., edhe ne “Brat” jetojmë!

T`i bëj të fala Shqipërisë, dete gjaku derdhi për lirinë.

Të gjithëve…, do iu bëj të fala, bir i së madhes Ukrainë!

Lufta një ditë do mbarojë “Brat”, me të madhen fitore.

Dëshmorëve të lirisë, përherë ju ngrihen përmendore!

“Brat”, dëshmorët mbeten gjallë, në këngë e ligjërime.

Për ty, e grita një përmendore, brënda në zemrën time!

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.