Braçe: Karteli i naftës kërcënon sigurinë kombëtare, duhet shembur modeli i këtij tregu

Braçe: Karteli i naftës kërcënon sigurinë kombëtare, duhet shembur modeli i këtij tregu 

Deputeti i Erion Braçe ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend lidhur me funksionimin e tregut të hidrokarbureve në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një model që po dëmton konkurrencën dhe po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve.

 

 

Gjatë fjalës së tij, Braçe u shpreh se debati publik po devijohet qëllimisht nga problemet reale të këtij sektori.

“Duhet të kthejmë vëmendjen nga modeli i tregut që kemi në këtë sektor. Është shumë e rëndësishme që narrativa që synon të fshehë elementë të posaçëm të mos gjejë hapësirë për të zhurmuar apo për të tërhequr vëmendjen në drejtime të tjera”, deklaroi ai.

 

Deputeti socialist theksoi se Shqipëria ka aktualisht çmimin neto më të lartë të hidrokarbureve në rajon, edhe pa përfshirë taksat.

“Me tregun dhe çmimet e sotme në bursë, ne kemi çmimin neto të hidrokarbureve më të lartë në të gjithë rajonin. Po flas për çmimin neto, pa taksa fare, që është më i lartë se në Greqi, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Serbi”, u shpreh Braçe.

 

Një tjetër element që ai ngriti ishte reagimi i operatorëve të tregut, të cilët sipas tij veprojnë si një kartel dhe përdorin presion ndaj institucioneve.

“Ajo që më bëri përshtypje ishin tonet kërcënuese të një shoqate që funksionon në treg si kartel. Kërcënimet për ndërprerje furnizimi janë tone kriminale që cenojnë sigurinë kombëtare”, deklaroi ai.

 

Në përfundim, Braçe bëri thirrje për ndërhyrje të fortë dhe për ndryshim të modelit aktual të tregut të hidrokarbureve.

“Duhet të shembet modeli i këtij tregu që garanton fitime, arrogancë dhe kërcënime nga operatorët”, përfundoi deputeti.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Salla e qendrës kulturore “Myrteza Leka” në Delvinë drejt rikonstruksionit
Lexoni më shumë
Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje
Lexoni më shumë
Vallja e Osman Takës nga Konispoli përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Lexoni më shumë
Një vit pas përmbytjeve, rruga dhe ndriçimi drejt Manastirit të Kostarit ende pa ndërhyrje
Lexoni më shumë
Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.