Borshi – VIDEO

07/07/1613:51

Shperndaje:


Borshi  – VIDEO


Borshi është një nga fshatrat më piktoreske të Rivierës Shqiptare. Eshtë një fshat detar në ish komunën Lukove, Bashkia Himare, Vlore. Borshi kufizohet me fshatrat Fterra, Qeparo, Piqerras dhe ka një popullsi prej 2500 banorësh.

BORSHI

Kalaja e Borshit është e vendosur në majë të një kodre dhe per fat te keq është shumë e dëmtuar. Kalaja e Borshit është ndërtuar gjatë kohës se mesjetes dhe me konkretisht ne shekullin e IV. Ajo ka një sipërfaqe prej 5 hektarësh dhe një bodrum te bërë nga blloqe guri. Borshi eshte shume i njohur per plazhin e tij, i cili është plazhi më i madh në detin Jon (7 km).

Turizmi ka filluar të zhvillohet fale bukurise se fshatit dhe në sajë të njerëzve miqësore e mikprites. Borshi është duke u zhvilluar ne saje te turizmit dhe prodhimit te vajit të ullirit. Nuk ka hotele dhe rezorte turistike te medha, por turizmi familjar perballon të paktën 15.000 turistë çdo verë.

Në qendër të fshatit mund te vizitohet Ixuari i Borshit, një burim natyror uji, pjese e 697 monumenteve natyrore në Shqipëri. Deti blu dhe gjelbërimi i pemëve të ullirit janë karakteristikë e bregdetit te Borshit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndryshojnë kufijtë e shpejtësisë në Shqipëri, më shumë kamera inteligjente në rrugët kombëtare
Ujësjellësi Sarandë – Numri i kontaktit për Sarandë, Ksamil, Finiq, Delvinë dhe Konispol
Tenderi 634 mijë euro për rikonstruksionin e 2 kopshteve në Sarandë, fitues shpallet oferta me 97%
Lamallari urdhër të prerë Policisë: Kontrolle çdo 15 minuta për muzikën e lartë, 45 decibel pas orës 20:00
FOGA HEBRUS Hotel në Ksamil kërkon Recepsionist, Sanitare dhe Barist. Ofrohet akomodim
Lamallari: Nuk do të lejohet muzikë mbi 45 decibel nga ora 20:00 deri në 24:00

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.