Bordi i Transparencës: nafta s’do shitet më shumë se 203 lekë/litri, benzina 175 lekë

26/03/2618:09

Shperndaje:

Bordi i Transparencës: nafta s’do shitet më shumë se 203 lekë/litri, benzina 175 lekë

Nga pasditja e sotme, nafta me pakicë nuk do tregtohet më shumë se 203 lekë/litri. Ky ishte vendimi i parë i marrë nga Bordi i Transparencës që pas rikthimit në fuqi që nga viti 2022. Që nga përshkallëzimi i krizës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës për 1 litër pësoi rritje me 41 lekë duke u tregtuar nga 214 deri në 217 lekë. Me çmimin tavan të përcaktuar nga Bordi, ulja që ka pësuar nafta në tregun me pakicë është deri në 14 lekë.

 

Bordi i Transparencës: nafta s’do shitet më shumë se 203 lekë/litri, benzina 175 lekë

 

 

Ndërkohë benzina në tregun me pakicë nuk do të shitet më shume se 175 lekë/litri. Nga fillimi i marsit, benzina është tregtuar nga 199 deri në 202 lekë për 1 litër ndërsa ulja e pësuar arrin deri në 27 lekë.

Vendimet e Bordit të Transparencës hynë në fuqi në orën 18:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Subjektet e tregtimit të hidrokarbureve të cilat nuk i respektojnë çmimet e vendosura nga bordi, gjobiten, deri në pezullim të licencës nëse nuk reflektojnë.

 

Bordi i cakton çmimet duke marrë në konsideratë bursën, vlerën në zhdoganim, koston e transportit dhe fitimin e kompanive, që do të jetë 3 lekë për shumicën dhe 12 lekë për litër për pakicën. Si masë lehtësuese, qeveria ka paralajmëruar se do të ulë me 20% akcizën e naftës, nëse çmimi e kapërcen 220 lekë për litër. Paralelisht do të vijojë punë edhe Task-Forca për kontrollin tërësor të sektorit, për të mos lejuar spekulimet me çmimet por edhe evazionin, si dhe nuk do të ndalet as monitorimi ditor i pikave të shumicës dhe pakicës

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas datës 20 s’ka analiza: qytetarët detyrohen të paguajnë privat, Ministria e pranon problemin
Bordi i Transparencës: nafta s’do shitet më shumë se 203 lekë/litri, benzina 175 lekë
Denoncimi: Të hetohet ndërtimi i resortit te Gjiri i Manastirit, u dëmtua trashëgimia kulturore
Joelle Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Ekonomiste
Taverna Rrapo në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhinier/e
“Një pemë për çdo karrige në trotuar” – detyrimi i ri për bizneset, por a mund të zbatohet në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.