“Bombë me sahat” në qendër të Sarandës


Mbetjet spitalore të hedhura vend e pa vend janë shndërruar pa frikë në një “bombë me sahat” për shëndetin e qytetarëve.
Pavarësisht se ekzistojnë disa kompani të licencuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, të cilat kontraktohen nga spitalet shtetërore dhe private për t’í tërhequr dhe trajtuar mbetjet në incineratorët e ngritur, realiteti është zhgënjyes, madje mjaft kaotik.
Mbetjet spitalore evidentohen lehtësisht të hedhura në koshat e mbeturinave që ndodhen në çdo rrugë apo dhe më keq akoma në vende ku nuk është përcaktuar as hedhja e mbeturinave, jo më për ato spitalore për të cilat është rreptësisht e ndaluar.
Gjatë një vëzhgimi në terren, Saranda Web ju Sjell pamje ekskluzive në qytetin e Sarandës, ku në rrugën midis spitalit Petro Nako dhe Intermedica, tek kontieneret e mbeturinave mbetje të ndryshme spitalore të hedhura jashtë koshave, që kryesisht janë shiringa, doreza apo dhe materiale të tjera që përdoren nga personeli mjekësor

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.