Bllokohet kalimi i automjeteve në rrugën Skënderbeu gjatë fundjavës për shkak të punimeve

31/01/2522:28

Shperndaje:

Bllokohet kalimi i automjeteve në rrugën Skënderbeu gjatë fundjavës për shkak të punimeve

 

Gjatë fundjavës në datën 1 dhe 2 Shkurt, rruga Skënderbeu në Sarandë (Rruga e Dytë) do të jetë e bllokuar për kalimin e automjeteve për shkak të punimeve që do të kryhen në segmentin ku bashkohet me rrugën Onhezmi.

 

Sipas informacionit, lëvizja e mjeteve do të jetë e ndaluar, ndërsa këmbësorët mund të kalojnë me kujdes në zonën e punimeve.

 

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ndjekin rrugën e Flamurit (Rruga e Parë). 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.