Bledi Çuçi premton nga Fushëbardha: Përfundojmë rrugën Kardhiq-Sarandë


Kryesuesi i listës së Partisë Socialistë për qarkun e Gjirokastrës Bledi Çuçi çeli fushatën elektorale në Fushëbardhë, ku u prezantua edhe kandidati tjetër me origjinë nga ky fshat, Flamur Golemi, me origjinë nga ky fshat. Çuçi u shpreh se me gjithë vështirësitë e mëdha të trashëguara nga qeverisja e mëparshme, në 4 vitë është investuar në qarkun e Gjirokastrës aq sa janë investuar në 15 vite të marra së bashku.
Në përfundim të fjalës së tij, Çuçi u shpreh se pas shumë vitesh gënjeshtra nga PD, në mandatin e dytë do të përfundojë rruga Kardhiq – Sarandë, e cila gjallëron ekonomikisht zonën dhe shkurton 60 km distancën nga Saranda.
“Në fund edhe një pretim që shumë shpejt do e dëgjoni edhe nga Kryeministri, është një premtim që nuk është bërë asnjëherë, dhe mund të quhet historik, më në fund ne, qeveria shqiptare, ka vendosur që ta fusë bërjen rrugën nga Ura e Kardhiqit në Sarande tek projekti 1 miliardë euro i shpallur për 4 vitet e ardhshme.
Do vijmë këtu pas 4 vitesh, jo vetëm me fuoristrada, por edhe me biçikleta për turizëm.” 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë