Beqaj u shpall “luftë” mushkonjave në Butrint

18/06/1619:54

Shperndaje:


Pompe-mevpresion Ka nisur nga Parku Kombëtar i Butrintit, aksioni i Ministrisë së Shëndetësisë për dezinsektimin nga mushkonjat.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, drejtues të Shëndetit Publik dhe të spitalit në Sarandë, ndoqën nga afër ndërhyrjen në zonën arkeologjike.
Ministri i Shëndetësisë tha se është viti i tretë që dezinsektohet Butrinti.
Ilir Beqja: Vazhdojmë të përdorim të njëjtat teknika dhe teknologji që janë dashamirëse ndaj mjedisit, nuk dëmtojnë as bimësinë, as gjallesat. Jo vetëm mbështesin kujdesin shëndetësor, reduktojnë ndjeshëm rrezikun që vjen nga përhapja e sëmundjeve që vinë nga vektorët të ndryshëm, përfshirë dhe mushkonjat. Por krijojmë dhe një mjedis më të përshtatshëm për sezonin turistik.
Drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Gjergji Mano, tha se aksioni i dezinsektimit duhet të kishte nisur që në muajin maj, kur nisi dhe rritja e temperaturave.
Gjergji Mano: Kemi qenë në pritje, se ka filluar që në muajin maj që të ndihet ndikimi i këtyre insekteve të cilat besdisin vizitorët, sidomos në orët e mbrëmjes kur rriten temperaturat. Sivjet pretendojmë që të shkojmë në shifrat 150-160 mijë vizitorë.
Proçesi i dezinsektimit është një proçedurë standarte që kryhet nën drejtimin e autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe do të shtrihet në të gjithë zonat turistike bregdetare të vendit.

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hashtag2 kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Punësim vjetor
“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë
Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO
Supermarketi Your Market kërkon Arkëtare, Punonjëse bulmeti dhe fruta perimesh
Ndahet nga jeta Prof. Agim Bido – mjeshtri i kostumografisë shqiptare
Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.