BBC promovon mrekullitë e Shqipërisë: Njihuni me kulturën e larmishme të këtij vendi – VIDEO

14/01/239:50

Shperndaje:

Një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës i ka dedikuar një spot publicitar turizmit në Shqipëri. ‘BBC World News ka ‘zbritur’ në vendin tonë për të eksploruar mrekullitë e Shqipërisë e për t’ia paraqitur ato të gjithë botës. Ky spot do të transmetohet më 21-22 janar.

Është gazetarja Bettany Huges e cila ka ardhur në Shqipëri për të realizuar spotin, ndërsa në video thotë se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, në të cilat mund të gjesh edhe site arkeologjike ku mund të njohësh kulturën e vendit.

“Bashkohuni me mua, Bettany Huges teksa eksploroj mrekullitë e Shqipërisë. Një nga qytetet mahnitëse romake te arkeologjia e mesjetës së hershme, nga xhevahiret e qytetërimit osman deri te bunkerët brutalë komunistë. Unë do të zbuloj kulturën e larmishme të kësaj toke enigmatike”, thuhet në video.

Promovimi i Shqipërisë po gjen gjithë e më shumë hapësira në mediat e huaja të cilat sugjerojnë vendin tonë për t’u vizituar.  Edhe guida franceze ‘Petit Futé’ ka sugjeruar Shqipërinë si një ndër destinacionet që duhen vizituar në vitin 2023, madje i ka kushtuar një botim të dedikuar turizmit në vendin tonë. Gazeta më e madhe belge “Le Soir” e ka cilësuar jugun e Shqipërisë si  ‘Maldivet në zemër të Europës’, ndërsa fton pushuesit belgë që të mos e humbin këtë destinacion. 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon të punësojë Ekonomiste / Faturiste
Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil
Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare
Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf
Ice Roll në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.