Baza Detare e Limionit/ Dosja për dhënien me qira 1 € të 39 mijë m² në tavolinën e SPAK
Nga Basir Çollaku
Vendimet e marrë për dhënien e bazës detare të Limionit sipërmarrësve privatë, me një kontratë qiraje për 20 vite kanë cenuar Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, shprehen Gjykatat e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit, të shkallës së parë dhe të Apelit, duke përfunduar njëlloj me vendim të ngjashëm nga Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë dhënë me 15 qershor 2023.
Hetimi ka nisur pas kallëzimit të komandantit të Forcës Detare Artur Meçollari.
Në vendimin e Gjykatë së Lartë ku përfshihen edhe gjetjet e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave ku është marrë vendimi sekuestros preventive te 39 mijë metrave katror të bazës, ndër të tjera përcillen veprime të ministrive si dhe zyrtarëve, ku çmohet se janë konsumuar elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’.
Komisioni i miratimit të projektit Marina Limion në MIE ka kapërcyer kompetencat në miratimin e projektit, duke përfshirë brenda tij edhe pronën nr. 696 ‘Baza Ndihmuese Sarandë’, në administrim të Forcës Detare. Kjo pronë është në planin e vendosjes dhe përhapjes se FD-së dhe i shërben operacionalitetit dhe misionit të Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare. Pronat në planin e vendosjes dhe përhapjes të FA-së, trajtohen në përputhje me procedurat e parashikuara nga ligji nr. 64/2014 ‘Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e te komandimit të Forcave te Armatosura te Republikës së Shqipërisë’. Mbështetur për sa argumentuam, kryesisht cenimin e ndjeshëm të kapaciteteve operacionale dhe, rrjedhimisht, edhe misionin e Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare, Komanda e Forcës Detare nuk shprehet dakord për miratimin e këtij projektvendimi’.
Gjykata e Lartë gjend në përputhje me ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetueses, se dhënia e kësaj prone, bazës ushtarake të Limionit Sarandë, me kontrate vjen në cenim të Sigurisë Kombëtare dhe detyrimeve me partnerët që ka vendi ynë, kryesisht NATO, anëtar i së cilës jemi.
Njëherësh tjetër shkelje është dhe asnjë komunikim me presidentin e Republikës, si kreu i Forcave të Armatosura. Krahas Sigurisë Kombëtare shkelja është zgjatuar edhe për ligjin mbi koncesionet. Në një nga referimet e vendimit të 15 qershorit 2023, të Gjykatës së Lartë thuhet se ‘..’….40.
Në përfundim të këtij procesi, është hartuar dhe miratuar VKM nr. 515, datë 1.7.2020, ‘Për miratimin e Kontratës së Koncesionit Partneritet Publik Privat, për dhënien me koncesion partneritet publik privat te Portit Turistik dhe të Shërbimeve Marina Limion, ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomik Kastrati Group SHA dhe Edil-Al-It SHPK’.
Prokuroria e Posaçme ka analizuar se është disponuar me një kontratë koncesioni mbi një pronë të vendosur në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, të miratuar me Dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pronë e cila shërben për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe se, nga korrespondenca e kryer me Presidentin e Republikës, por dhe nga tërësia e akteve të administruara, nuk ka asnjë komunikim me këtë institucion në lidhje me pronën nr. 696, pronë e cila sipas Dekretit nr. 8539, datë 17.6.2014, bën pjesë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes. Përfshirja e kësaj prone me status të veçantë, pasi përbën bazë ushtarake, ku funksioni primar i saj është ruajtja e sigurisë kombëtare, në VKM-në për dhënien me koncesion të Portit Turistik është në kundërshtim edhe me parashikimin e nenit 6 të ligjit nr. 125/2013 ‘Për Koncesionet’:
‘Ky ligj nuk zbatohet për koncesionet & partneritetet publike private, në rastet e mëposhtme: b) kur realizimi i tyre duhet të shoqërohet me masa të veçanta të sigurisë, në përputhje me ligjet, rregulloret ose dispozitat administrative në fuqi apo kur një gjë e tillë kërkohet nga mbrojtja e interesave thelbësorë të shtetit…’
Në vendimet e marra qeveria bie ndesh me një sërë ligjesh madje dhe me vendimet e miratuara më herët prej saj, siç është ai për rishikimin e strategjisë së mbrojtjes marrë në vititn 2019. Gjykata e lartë në vendimin e saj rikujton duke përcaktuar se:
‘… 105. Referuar këtij argumentimi, Kolegji vlerëson se është i bazuar edhe konkluzioni që ka të bëjë me ekzistencën e rrezikut që vjen nga disponimi i lirë i pronës shtetërore, i dhënë me qira. Në këtë mënyrë, ka arsye të bazuara të mendohet se disponimi i lirë i pronës mund të ndikojë në shtimin e rrezikut mbi gatishmërinë dhe operacionalitetin e Komandës së Forcës Detare, duke vënë në rrezik vazhdues interesat kombëtare të Sigurisë së Republikës së Shqipërisë, në vështrim të Kreut III, të VKM nr. 628, date 25.9.2019, ‘Për miratimin e dokumentit të rishikimit të strategjisë te mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë’, përsa kohë pala qiramarrëse/investitore ka akses në përdorimin e pronës në fjalë…’
Nga Basir Çollaku, publikuar në Standard.al
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
23/12/2322:32
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
23/12/2322:32
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
23/12/2322:32
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
23/12/2322:32
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
23/12/2322:32