Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO

29/10/2518:59

Shperndaje:

Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009

 

Rrapo Gaci, një qytetar nga Delvina me aftësi të kufizuara, prej disa muajsh po endet nëpër zyrat e OSHEE-së për një faturë energjie elektrike të muajit mars 2009, e cila sipas dokumenteve që ai vetë disponon, është paguar që atëherë.

 

Qytetari denoncon OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009

 

Gaci tregon se në librezën e energjisë, të cilën e ruan ende sot, fatura e muajit mars 2009 rezulton e paguar në shumën 2,184 lekë, me firmë dhe vulë të OSHEE-së. Megjithatë, ky institucion e konsideron ende debitor për të njëjtin muaj me shumën 14,328 lekë, dhe pas shtimit të kamatës prej 100%, shuma që i kërkohet aktualisht arrin në 28,656 lekë.

 

“Kam shkuar disa herë në zyrat e OSHEE-së për të sqaruar situatën, por çdo herë më thonë se fatura e 2009-s figuron e papaguar. Unë kam faturën me vulë, e cila provon të kundërtën,” shprehet Gaci.

Problemi ka dalë në pah pas shitjes së banesës së tij. Edhe pse prona është kaluar ligjërisht te blerësi i ri, OSHEE refuzon të kalojë kontratën e energjisë elektrike, duke pretenduar se ekziston detyrimi i papaguar i vitit 2009.

 

 

Në dëshminë e tij, Rrapo Gaci kujton se dikur ka qenë vetë punonjës i OSHEE-së, gjë që e bën edhe më të pabesueshme situatën:
“Po të kisha pasur detyrime, ato do m’i kishin mbajtur nga paga ime. Kam qenë punonjës i institucionit, e di si funksionon sistemi. Kjo është një padrejtësi që më ka lodhur shpirtërisht.”

 

Për muaj të tërë, qytetari kërkon zgjidhje për një gabim që, siç tregon ai, është i dokumentuar dhe i provuar me vulë zyrtare. Deri më sot, ai mbetet peng i një procedure të pakuptimtë, që e mban të lidhur me një faturë të paguar 16 vite më parë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncimi tronditës: Të arrestuarit morën peng efektivin brenda Komisariatit të Sarandës
U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie”
Prokuroria kërkon masat për 20 të arrestuarit si shpërndarës në Shëtitoren e Sarandës dhe Ksamil
Lirohen sot nga qelitë e paraburgimit 13 doganierët grekë të Mavromatit
Restorant “NERTILI” në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Kuzhinier/e
Arben Ahmetaj: Po përgatitet të rrëmbehet dhe grabitet Delvina

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.