Bashkia Sarandë: Shitëm me ankand 22 ton plehra, arritje e madhe për ne

10/01/2221:42

Shperndaje:

Bashkia Sarandë nëpërmjet një postimi në facebook njofton se ka realizuar për herë të parë shitjen përmes ankandit të rreth 22 ton mbetjeve të riciklueshme (20 ton karton dhe 2 ton plastikë).


GIZ po mbështet Bashkinë Sarandë për të inkurajuar grumbullimin e mbetjeve në mënyrë të diferencuar, procesimin e tyre përmes impiantit të riciklimit të ndërtuar me fondet e qeverisë gjermane, dhe përgatitjen në këtë mënyrë për tregun e shitjes.


Shitja e sasisë së parë të mbetjeve të diferencuara e shndërron Bashkinë Sarandë në bashkinë e parë në vend që zbaton një model pilot të menaxhimit të mbetjeve, bazuar në ekonominë qarkulluese, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.