Bashkia Sarandë dhe Finiq marrin notën 0, Lamtumirë kandidimit

08/09/1812:24

Shperndaje:


Sipas fjalës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ditën e premte të 07 shtatorit, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, të cituara nga News Bomb, u paralajmërua se të gjithë kryebashkiakët që nuk kanë plotësuar asnjë kriter dhe të vlerësuar me notën zero, kanë shumë pak mundësi për tu mbështetur nga PS për një rikandidim.
Mes bashkive që kryeministri Rama i ka vlerësuar me notën 0 rënditen edhe bashkitë Sarandë dhe Finiq, ku për bashkinë Finiq njëri prej banorëve e tregoi me gisht përpara kryeministrit kryetarin e kësaj bashkie Leonidha Hristo si kryebashkiak që nuk u përgjigjet halleve të komunitetit.
Për të rritur transparencën e raportit, është vendosur nga grupi i punës për bashkëqeverisjen, t’u jepet një shans i fundit të gjithë kryebashkiakëve për tu ballafaquar me banorët e bashkive përkatëse për të teta kriteret e renditura më sipër në turin e llogaridhënies në prezencë të një përfaqësuesi nga grupi i punës për bashkëqeverisje.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zjarr në Aliko, Finiq. Digjet sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen banesa
Amarino Restaurant & Hotel – Ksamil kërkon staf. Ofrohet akomodim
Market & Bakery PRODA në Metoq kërkon të punësojë KASIERE
Të arrestuarit marrin peng policin në Sarandë, AMP nis hetimet – pezullohen 3 punonjës
Denoncimi tronditës: Të arrestuarit morën peng efektivin brenda Komisariatit të Sarandës
U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.