Bashkia Sarandë 2 tendera të tjerë me flamuj të kuq, ofertat fituese 100%

10/12/2019:31

Shperndaje:


Bashkia Sarandë ka zhvilluar 2 tendera të tjerë, të cilët nga OpenProcurement Albania janë klasifikuar tendera me Flamur të Kuq.
Bëhet fjalë për tenderin Sistemim i ujërave të shiut tek lagja Burimi Metoq me Nr. Reference REF-77178-10-30-2020
Në këtë tender me fond limit 20 milionë lekë të vjetra është paraqitur vetëm kompania ILIRIA/D me ofertë 19.632.060 lekë të vjetra ose rreth 100% e fondit.

 

Tenderi tjetër ka qenë Riveshje pjesë të dëmtuara me asfalt në rrugët e Sarandës me Nr. Reference REF-77218-10-30-2020 dhe fond limit 40 milionë lekë.
Edhe në këtë tender është paraqitur vetëm JODY KOMPANY me një ofertë 39.606.000 lekë të vjetra.

OpenProcurement Albania i ka klasifikuar këta tendera me Flamur të Kuq, pasi sic shprehet OpenProcurement Albania tenderat me 1 konkurent Shpesh keto procedura më shume se mungese konkurrence ne treg, shfaqin opsione te formulimit te kritereve dhe afateve per dorezim dokument ne favor te nje kompanie te paramenduar klienteliste. Keto tendera meritojne te konsiderohen te ekspozuara dhe me risk.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Fatmir Shero, biznesmeni dhe aktivisti i përkushtuar nga Konispoli
Policia Bashkiake Himarë ndalon një shofer në gjendje të dehur, bënte manovra të rrezikshme
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës Magazine
Njoftim pune nga Art & Tourism Development Group në Sarandë
80-vjeçari denoncon në Policinë e Sarandës: Më vodhën portofolin kur ecja në rrugë
Prishi qetësinë publike duke bërtitur me një lodër në dorë, procedohet penalisht

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.