Bashkia Delvinë 1.8 milionë lekë për 2 fatura në kohë pandemie


Gjatë ditës së djeshme Saranda Web ka publikuar një denoncim të një qytetari nga Delvina, i cili ngrinte shqetësimin lidhur me një faturë, e cila mban datën 6 Prill 2020, për blerjen e një sasie klori prej 50 kg me cmimin 10.800 lekë të vjetra për kg ose 540 mijë lekë në total.
Në të njëjtën faturë, së bashku me 50 kg klor i lëngshëm, ishte edhe blerja e 40 maskave profesionale me valvul në vlerën e 427 mijë lekëve të vjetra, duke e cuar faturën e 50 kg klor i lëngshëm dhe 40 maskave me valvul në shifrën e 967 mijë lekë të vjetra.
Saranda Web ka kryer një verifikim në faqen e bashkisë Delvinë për të parë se cilët punonjës të bashkisë kishin përdorur këto maska.
Nga fotot dhe videot e publikuara në faqen e Bashkisë Delvinë dhe kryetares së Bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi nuk rezulton asnjë punonjës të ketë përdorur këto maska me valvul, të blera me më shumë se 10 mijë lekë copa, madje as punonjësit që duken në kryerjen e dizinfektimit të ambjenteve, as punonjësit që shpërndanin ndihma ushqimore dhe që presupozohet se ishin në ballë të rrezikut me koronavirusin dhe të cilët përdornin maska të thjeshta (me siguri dhuratë nga ndonjë spital apo qendër shëndetësore)
Me të drejtë çdo qytetar mund të shtrojë një pyetje: Ku shkuan këto 40 maska? Apo kemi të bëjmë me një faturë blerje fiktive?
Sigurisht këto pyetje duan një përgjigje!

https://www.facebook.com/SarandaWeb.net/posts/1633059570199022?

Në kohën e pandemisë, atëherë kur pothuajse shumica e qytetarëve të Delvinës diskutonin bukën e gojës, në Bashkinë Delvinë mbusheshin fatura të majme.
Saranda Web ka siguruar një faturë tjetër, e cila gjithashtu mban datën 6 prill 2020.
E ndërsa në faturën e parë shkruhej 1 kg klor i lëngshëm 10.800 lekë, 50 maska me valvul që ende nuk dihet ku janë përdorur, në faturën e dytë jelekët të cilët në treg gjenden deri në 2300 lekë të vjetra, në faturat e Bashkisë Delvinë tarifohen me më shumë se 9300 lekë.
Në faturën e dytë janë futur edhe disa “çikurina” të tjera, duke e çuar vlerën e të 2 faturave në afërsisht 1 milion e 800 mijë lekë të vjetra.

https://www.facebook.com/SarandaWeb.net/posts/1633168716854774?

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.