Basha mbyll shtigjet e manipulimit të procesit përzgjedhës të kandidatëve

15/02/1715:42

Shperndaje:


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke parë degradimin e plotë të procesit të përgjedhjes së kandidatëve për deputetë brenda Partisë Demokratike fenomen i ndodhur në në shumicën e degëve të PD-së, ka ndërmarrë një vendim drastik: Partia Demokratike nuk do të kandidojë kryetarët dhe sekretarët e degëve të saj për deputetë.
Pavarësisht se Basha ishte shprehur qartë në një mbledhje me drejtuesit e degëve të PD në rrethe se nëse drejtuesit kishin ambicie për të qenë në listat e deputetëve duhet më parë të jepnin dorëheqje nga postet partiake, këta të fundit menduan se Basha do ta harronte këtë. Sapo u kthyen në degët e tyre nisën kudo të kërkonin për propozues për emrin e tyre.
Por duke parë degradimin që solli kjo në procesin që Basha kërkonte ta paraqeste si shembull të demokracisë së brendshme, Basha ka vendosur ta konkretizojë me një udhëzim.
Sipas udhëzimit të ri, në rast se kryetarët dhe sekretarët e degëve aspirojnë për të qenë në listat e deputetëve,, ata duhet të japin dorëheqjen nga posti aktual.
Sipas burimeve udhëzimi po mbahet në konfidencë dhe pritet të dalë pas protestës së opozitës më 18 shkurt.
Ashtu si në zgjedhjet lokale, PD ka vendosur të ndajë rolet në parti dhe të mos lejojë që të njëjtët individë të mbajnë dy poste, atë të drejtuesit të degës dhe deputet.
Këtë veprim e ka kryer më herët edhe Partia Socialiste me anë të një udhëzimi të nxjerrë nga kreu i saj Edi Rama.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Atentat me tritol në Sarandë, vritet në automjet 58-vjeçari Isuf Jaçaj
Restorant LAYOS kërkon Kamarier/e. Ofrohet punësim vjetor
93-vjeçari Spiro Qirjaqi gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë
Rama: Aty ku bie zjarr, për 30 vite me radhë nuk do të jepet asnjë leje ndërtimi
Ngacmoi sek’sualisht 2 shoqet 15-vjeçare të vajzës së tij, arrestohet nga Policia e Sarandës
Lavazho e re në Sarandë kërkon punonjës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.