Banori i fshatit Çiflik denoncon cilësinë e dobët të punimeve për ujësjellësin – VIDEO

27/01/2618:29

Shperndaje:

Banori i fshatit Çiflik denoncon cilësinë e dobët të punimeve për ujësjellësin

 

Një banor i fshatit Çiflik, në bashkinë Konispol, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me punimet për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit, duke i cilësuar ato si jo cilësore dhe jashtë standardeve teknike.

 

Banor i fshatit Çiflik denoncon cilësinë e dobët të punimeve për ujësjellësin

 

Sipas denoncimit nga banori i fshatit Çiflik, tubacionet e vendosura nuk përmbushin kriteret e duhura të cilësisë, ndërsa procesi i mbulimit të tyre po realizohet drejtpërdrejt me beton, pa u zbatuar shtresat e nevojshme mbrojtëse dhe teknike që garantojnë jetëgjatësi dhe siguri për rrjetin e ujësjellësit.

 

Banori shprehet se këto punime rrezikojnë të dështojnë në afat të shkurtër, duke sjellë probleme të reja për furnizimin me ujë të banorëve të zonës, ndërkohë që investimi prej 386 milionë lekë të vjetra është financuar me fonde publike.

 

 

Ai u bën thirrje institucioneve përgjegjëse dhe bashkisë Konispol të verifikojnë nga afër situatën dhe të ndërhyjnë për të garantuar që projekti të realizohet sipas standardeve ligjore dhe teknike.

 

Saranda Web do të ndjekë zhvillimet dhe është e hapur për reagimin e autoriteteve dhe palëve të përfshira.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel L’amo del Mare në Ksamil kërkon Recepsioniste dhe Kuzhinier/e
Ndahet nga jeta doktoresha e njohur nga Konispoli Drita Ademi
Art & Tourism Development Group kërkon të punësojë staf për sezonin në Sarandë
LIVE në Saranda Web – Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31.03.2026
Vila Del Mar & Del Mar Shop në Ksamil kërkon të punësojë 2 punonjëse
Dimal INC kërkon të punësojë Agjent Shitje Direkte në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.