LIVE në Saranda Web – Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31.03.2026

Zhvillohet sot mbledhja e Këshillit Bashkiak, transmetohet LIVE nga Saranda Web

Ditën e sotme, e martë, më 31.03.2026, në orën 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë.

 

 

Mbledhja u transmetua LIVE nga Saranda Web, duke i dhënë mundësi qytetarëve të ndjekin në kohë reale diskutimet dhe vendimmarrjen e këshilltarëve vendorë.

 

Në rendin e ditës përfshihen disa çështje me rëndësi për komunitetin, duke nisur nga ndihma ekonomike për familjet në nevojë, deri te projektet infrastrukturore në zonë. Do të shqyrtohet përdorimi i fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Shkurt 2026, si dhe dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për të njëjtin muaj.

 

Gjithashtu, pritet të miratohet ndihma financiare për disa shtetas të prekur nga përmbytjet gjatë muajit Nëntor 2025, ndërsa një pikë e rëndësishme mbetet edhe nisja e procedurës së shpronësimit dhe miratimi në parim i vlerës financiare për pronat private që preken nga projekti “Përmirësimi i integruar urban i zonave turistike të Ksamilit dhe zonave përreth”.

 

Në vijim, këshilltarët do të shqyrtojnë një projektvendim për korrigjimin e gabimeve materiale, si dhe do të paraqitet raporti mbi punën e Policisë Bashkiake për vitin 2025. Po ashtu, do të jepet informacion mbi ecurinë e investimeve publike në infrastrukturën rrugore, të financuara nga të ardhurat e Bashkisë dhe fondet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

 

Mbledhja pritet të ketë një rëndësi të veçantë për zhvillimet sociale dhe infrastrukturore në territorin e Bashkisë, ndërsa qytetarët ftohen ta ndjekin drejtpërdrejt përmes transmetimit LIVE në Saranda Web.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.