Banorët të izoluar prej 20 ditësh, bashkia thotë rruga është e kalueshme – VIDEO

16/12/2520:01

Shperndaje:

Banorët në Kopaçez të izoluar prej 20 ditësh: Rruga e pakalueshme, Bashkia Delvinë thotë se rruga është e kalueshme. 

 

Banorët e fshatit Kopaçez, në Bashkinë Delvinë, denoncojnë një situatë të rëndë infrastrukturore që vijon prej rreth 20 ditësh. Sipas tyre, rruga që lidh fshatin me pjesën tjetër të territorit është në gjendje shumë të keqe dhe praktikisht e pakalueshme, duke i lënë të izoluar nga shërbimet bazë.

 

 

Në një mesazh drejtuar Saranda Web, një banore e zonës shprehet se, pavarësisht realitetit në terren, Bashkia Delvinë ka deklaruar se rruga është bërë e kalueshme. Në fakt, sipas banorëve, situata është krejtësisht e kundërta.

 

“Ndodhemi të izoluar si në një ishull. Lëvizja është tepër e vështirë, kemi probleme për të shkuar në punë, për fëmijët që ndjekin shkollën, por edhe për raste emergjente shëndetësore,” – shprehen banorët.

 

Mungesa e aksesit rrugor po rëndon jetën e përditshme të komunitetit, ndërsa shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë e ndërhyrjes së ambulancave apo shërbimeve të tjera emergjente në rast nevoje.

 

Banorët e Kopaçezit i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të reagojnë sa më parë dhe të ndërhyjnë konkretisht për rehabilitimin e rrugës, duke mos u mjaftuar me deklarata që, sipas tyre, nuk përputhen me realitetin.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mbytet një varkë turistike në Ksamil, shkak dyshohet konkurenca – VIDEO
Mobileri RENO në Mesopotam kërkon Bojaxhi & zmerilues  dhe Montues skeletesh
Ndërron jetë kryetari i Bashkisë së Filatit Vasili Tzigos
“Marina Limion” kërkon Shef Sigurie Porti dhe Punonjës Sigurie
Sofra Çame shtrohet për të dytin vit radhazi në Sarandë: Tradita dhe kultura çame bashkojnë të rinjtë
Konflikt i dhunshëm në lagjen “Baba Rexhepi” në Sarandë: 2 të plagosur, arrestohen 2 persona dhe 1 në kërkim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.