Banorët në Bularat: Nuk duhet të vritej, ishte njeri dhe jo kafshë


 

Pas vrasjes së ushtarit grek, Konstantinos Kacifas në Bularat nga forcat RENEA, për Report Tv kanë reaguar edhe një banore e fshatit. Banorja, gjithashtu minoritare duke folur greqisht u shpreh kundër vrasjes së tij.

Nuk mund të vritej, ishte njeri dhe jo kafshë.

Një tjetër banor minoritar i fshatit, gjithashtu u shpreh kundër vrasjes së tij, duke u shprehur se ai ishte një djalë i mirë dhe se interesohej për ta.

Ishin shumë forca policie dhe duhet ta kishin kapur të gjallë jo ta vrisnin. Ai ishte djalë i mirë dhe interesohej për ne, ai ngriti flamujt në fshat. Familja e tij është e mirë dhe ne si fshatarë jemi mërzitur për humbjen e tij. Nuk ka bërë keq në fshat.

Ekstremisti grek Konstantinos Kacifa hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta.

35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa pas lokalizimit nga policia në Bularat nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve, në këtë moment RENEA e ka ekzekutuar duke e qëlluar në kokë dhe në gjoks.

Pas vrasjes atij iu sekuestruan një kallashnikov, dy karikatorë, një çantë me fishekë luftarakë, 31 gëzhoja, ndërsa në banesë uniforma ushtarake. 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.