Banorët kërkojnë ndihmë: Kuajt endacakë po shkaktojnë kaos

06/12/2422:20

Shperndaje:

Banorët kërkojnë ndihmë: Kuajt endacakë po shkaktojnë kaos

 

Banorët e lagjes nr. 4 Kodër në Sarandë kanë ngritur shqetësimin për praninë e dy kuajve endacakë që prej disa ditësh janë parë duke lëvizur lirshëm në zonë. Sipas banorëve, kafshët po dëmtojnë lulishte dhe hapësirat e gjelbra të lagjes, duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe shqetësime për sigurinë.

 

Banorët e Lagjes nr. 4 kërkojnë ndihmë Kuajt endacakë po shkaktojnë kaos

 

“Kafshët po hynë në oborret e shtëpive dhe po shkatërrojnë bimët dhe lulet që ne përpiqemi t’i mbajmë me kujdes. Për më tepër, lëvizja e tyre e pakontrolluar mund të krijojë rrezik për fëmijët që luajnë në zonë,” u shpreh një banore.

 

Ende nuk dihet se kujt i përkasin këta kuaj, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve lokale për të zgjidhur situatën. Ata sugjerojnë që kafshët të kapen dhe të transportohen në një zonë të përshtatshme, duke shmangur dëme të mëtejshme dhe rrezikun për banorët.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Disiplina e ashpër edhe me Delvinën për kore fyese në stadium ndaj zyrtarëve dhe ekipit të Butrintit
Komisioni i Disiplinës vendim të ashpër për Butrintin pas banderolave në ndeshjen me Delvinën
Investim 360 mijë euro për rrugët e brendshme në “Baba Rexhepi” dhe Lagjen nr. 3 në Sarandë
Investim 500 mijë euro për rikualifikimin e rrugëve dhe shesheve në Gjashtë dhe Metoq
Vila PAJA në Ksamil kërkon Sanitare – Ofrohet Akomodimi dhe Ushqimi
Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe u largua me automjet, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.