Banorët e Sarandës në protestë, FUSHA: Rëra nuk preket


Një grup qytetarësh të cilët kundërshtojnë punimet për zgjerimin e shëtitores në plazhin e Centralit në Sarandë kanë protestuar sërish ditën e sotme, përpara bashkisë. Ata janë shprehur kundër hedhjes së zhavorit dhe inerteve në rërën e plazhit që do ti shërbejë kompanisë si kantier ndërtimi i punimeve që do të bëhen në bulevard. Protestuesit kanë kërkuar të takohen me kryebashkiakun e Sarandës, Ardian Gurma për t’i sqaruar se nuk do të preket plazhi historik i sarandiotëve.

“Do të donim të zgjatej bulevardi. Në këtë kohë por të mos prishim ato gjëra që ne i kemi. Bekime që i kemi nga natyra nuk duhet t’i humbasim. duhet përmirësuar ky qytet. Ato që janë pronë monumente dhe traditë që vijnë nga e shkuara duhet të ruhen.” tha një banor.

Qytetarët janë pritur për takim vetëm nga inxhinieri i firmës kontraktore i cili u ka shpjeguar projektin disa prej tyre. Protestuesit sërish nuk kanë rënë dakord me projektin i cili sipas tyre do të paralizojë plazhin e Centralit për disa muaj.

https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1332969983541317/

“Jam me shqetësimin tuaj. Atë merak kishit edhe ju, plazhin e Centrales. Por plazhi nuk preket, hiqet ‘hunda’ por nuk preket. Vija blu shpjegon gjurmën e re të projektit, ajo me pika është plazhi ekzistues që nuk do të preket. Pjesa nga cepi dhe pjesa tjetër për nga Vaso Gjoni, do të montohen ca objekte që ndërthuren dhe krijojnë shkallë që do të shkojnë deri në det por vetëm muri, jo plazhi me rërë. Pra rëra e plazhit nuk preket.” ka deklaruar inxhinieri përfaqësues i firmës që po merret me zbatimin e projektit për zgjatjen e bulevardit të Sarandës.

Ndërkohë pritet që të ketë edhe një takim tjetër që të bëhet dakordësimi i banorëve dhe zbatuesit të këtij projekti. Firma ndërtuese ka mbushur me inerte pjesën e plazhit që do të bëjë punimet, pikërisht kjo ka ngjallur edhe reagime të shumta nga banorët, që theksojnë se kjo do të shkatërronte plazhin

https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1333186970186285/

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë
Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.