Banorët e lagjes nr. 1 në Sarandë: Fëmijët tanë janë në rrezik! Kërkojmë urgjentisht kangjella mbrojtëse

Banorët e lagjes nr. 1 në Sarandë: Fëmijët tanë janë në rrezik! Kërkojmë urgjentisht kangjella mbrojtëse

 

Një shqetësim i madh po rëndon mbi banorët e lagjes nr. 1 në Sarandë, konkretisht në rrugën “Bilal Golemi”, mbi Hotel “Chicago”. Përmes një mesazhi drejtuar redaksisë së Saranda Web, një banore e zonës ka ngritur alarmin për mungesën e sigurisë në trotuaret e kësaj rruge, duke theksuar se rreziku për fëmijët është real dhe i përditshëm.

 

“Sa herë që fëmijët tanë luajnë jashtë, jeta e tyre është në rrezik. Rruga është e lartë, dhe në mungesë të kangjellave mbrojtëse, një rrëshqitje apo rënie mund të jetë fatale – bëhet fjalë për një lartësi rreth 10 metra,” – thekson qytetari në mesazhin e tij.

 

 

Banorët e lagjes nr. 1 në Sarandë Fëmijët tanë janë në rrezik! Kërkojmë urgjentisht kangjella mbrojtëse

 

Sipas banores, trotuaret janë ndërtuar prej rreth 6 vitesh, por ende nuk janë përfunduar. Për më tepër, përkundër dy ankesave të dorëzuara në Bashki – një vit më parë dhe më pas përsëri – situata mbetet e pandryshuar.

 

 

“Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë urgjentisht për vendosjen e kangjellave mbrojtëse. Është detyrimi më minimal për të siguruar jetën e banorëve dhe fëmijëve tanë. Të veprojmë sot, përpara se të ndodhë ndonjë tragjedi,” – përfundon ajo.

 

 

Saranda Web i bashkohet thirrjes së banorëve dhe bën apel ndaj institucioneve për të marrë masa të menjëhershme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.