Reklamë I Love Orange

Banorët e Fshatit Fitore në Finiq përballen me mungesë uji prej tre ditësh

Banorët e Fshatit Fitore në Finiq përballen me mungesë uji prej tre ditësh

 

Banorët e fshatit Fitore në Finiq kanë tre ditë që nuk furnizohen me ujë të pijshëm, duke përjetuar vështirësi të mëdha për plotësimin e nevojave bazike të përditshme. Sipas tyre, problemi qëndron tek mungesa e furnizimit të depozitës kryesore të fshatit.

 

Banorët janë drejtuar menjëherë për ndihmë në bashkinë Finiq, por atje kanë marrë përgjigje se kjo çështje është në kompetencë të Ujësjellësit të Sarandës. Ndërkohë, për të sqaruar situatën, Saranda Web ka kontaktuar me zyrtarë të Ujësjellës Sarandë. Ata kanë pranuar se janë në dijeni të problematikës dhe kanë premtuar se çështja do të zgjidhet brenda ditës së sotme.

 

Në pritje të zgjidhjes, banorët shprehin shqetësimin e tyre për situatën, duke theksuar se mungesa e furnizimit me ujë, veçanërisht në këto ditë të nxehta vere, është një problem serioz që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse. Saranda Web do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të informojë banorët për çdo zhvillim të ri.

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

22 Nëntor 2026 10:15
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47