Banorët e Berdeneshit ankesë në Saranda Web: Na kanë “prerë” dritat 2 orë pa na njoftuar

Banorët e Berdeneshit ankesë në Saranda Web: Na kanë “prerë” dritat 2 orë pa na njoftuar 

Një tjetër shqetësim i qytetarëve ka mbërritur në Saranda Web, këtë herë nga zona e Berdeneshit, ku banorët raportojnë mungesë të energjisë elektrike prej më shumë se dy orësh, pa asnjë paralajmërim apo informacion nga institucionet përkatëse.

 

 

Në mesazhin e dërguar, banorët shprehen se ndërprerja ka ndodhur papritur dhe deri në këto momente nuk është dhënë asnjë shpjegim mbi arsyen apo kohëzgjatjen e saj. Kjo situatë, sipas tyre, po krijon vështirësi serioze në përditshmëri, veçanërisht për familjet me fëmijë të vegjël.

 

“Na kanë prerë dritat prej më shumë se dy orësh dhe nuk kemi marrë asnjë njoftim. Nuk dimë as pse ka ndodhur dhe as kur do të rikthehet energjia. Kjo është e papranueshme, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël”, shprehen banorët në ankesën e tyre drejtuar Saranda Web.

 

Mungesa e komunikimit nga ana e institucioneve përgjegjëse vijon të mbetet një problem i përsëritur, duke lënë qytetarët në pasiguri dhe pa informacion bazë për një shërbim jetik si energjia elektrike.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.