Banorët denoncojnë vjedhjen e 4 shtëpive


4 banesa pranë njëra-tjetrës janë vjedhur gjatë natës 2 ditë më parë në fshatin Krane, Bashkia Finiq. Konkretisht, bëhet fjalë për shtëpitë e  Xhorxh Dais, Akili Kiço, kushëririt të tij Irakli Kiço dhe Odysea Stavros.
Të gjithë pronarët e këtyre banesave jetojnë dhe punojnë në Greqi, së bashku me familjet e tyre: i pari në Patras, i dyti në Rodos, i treti në Janinë dhe i katërti në Athinë.

Vjedhja është kuptuar më vonë nga fqinjët e tyre, të cilët thonë se hajdutët kanë vjedhur gjithçka nga brendësia e shtëpive, nga mobiljett dhe veshjet e deri te pajisjet shtëpiake dhe mjetet bujqësore.  Gjithashtu denoncohet se hajdutët përveç se kanë vjedhur, kanë shkaktuar edhe  dëme në ndërtesa.


SHPËRNDAJE

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD të bllokuara: Bujqësia po humbet investime dhe aftësi konkurruese
Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO
Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare
Harta e re territoriale: Këshilltarët e Ksamilit kërkojnë të bëhen me bashki – VIDEO
DAKLESA TRADITION në Sarandë kërkon punonjëse shërbimi në banak

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.