Banorët denoncojnë: Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq – VIDEO

08/02/2618:26

Shperndaje:

Banorët e fshatit SMT (Çlirim): “Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq” 

Banorët e fshatit SMT (Çlirim) në territorin e Bashkia Finiq ngrenë alarmin për mungesën totale të investimeve në infrastrukturë ndër vite, duke e cilësuar situatën si një braktisje të plotë nga pushteti vendor.

 

 

Sipas banorëve, në këtë fshat nuk është ndërhyrë asnjëherë për përmirësimin e rrugëve, kanalizimeve apo ndriçimit publik. Gjendja e infrastrukturës është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa hyrja kryesore e fshatit ndodhet në kushte tejet të rënda dhe vështirëson lëvizjen e përditshme të banorëve.

 

Një tjetër shqetësim serioz lidhet me pasojat shëndetësore, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Banorët shprehen se lagështira dhe mungesa e kanalizimeve kanë ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e tyre, duke krijuar kushte jetese të papranueshme.

 

Problematika bëhet edhe më e rëndë gjatë reshjeve të shiut, kur zona përmbytet dhe hyrja në fshat bëhet e pamundur. “Kur bie shi, nuk shkojmë dot në shtëpi”, shprehen banorët, të cilët theksojnë se prej vitesh kanë humbur shpresën për ndërhyrje nga Bashkia Finiq.

 

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të marrin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, duke theksuar se fshati SMT nuk mund të vazhdojë të trajtohet si një zonë e harruar.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Disiplina e ashpër edhe me Delvinën për kore fyese në stadium ndaj zyrtarëve dhe ekipit të Butrintit
Komisioni i Disiplinës vendim të ashpër për Butrintin pas banderolave në ndeshjen me Delvinën
Investim 360 mijë euro për rrugët e brendshme në “Baba Rexhepi” dhe Lagjen nr. 3 në Sarandë
Investim 500 mijë euro për rikualifikimin e rrugëve dhe shesheve në Gjashtë dhe Metoq
Vila PAJA në Ksamil kërkon Sanitare – Ofrohet Akomodimi dhe Ushqimi
Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe u largua me automjet, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.