Bajram Begaj vizitë në shtëpinë muze të Bilal Xhaferit në Ninat

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Konispolit, skajin më jugor të Shqipërisë.

Presidenti Begaj ka vizituar edhe shtëpinë muze të shkrimtarit Bilal Xhaferi, muze i ngritur nga motra e tij Antike Murtaj.

 

Gjatë bashkëbisedimeve me autoritetet lokale, Kreu i Shtetit vlerësoi përpjekjet që po bëhen për agroturizmin në këtë zonë, ndërsa përballë emigrimit i mëshoi idesë së zhvillimit të mëtejshëm të tij.

“Vura re toka të punuara, në lulëzim, peizazhe të jashtëzakonshme dhe bukuri natyrore që përkthehen në një atraksion shumë të rëndësishëm turistik. Bujqësia, agroturizmi dhe blegtoria janë fusha që duhet të kenë një vëmendje të shtuar dhe duhet t’i bëjmë njerëzit të fokusohen tek to, sepse nëpërmjet tyre ne do të arrijmë mirëqenien e qytetarëve tanë”, theksoi Kreu i Shtetit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.