Avokatja e njohur jep alarmin, po shkaterrojne Manastirin e Mesopotamit

23/07/1820:31

Shperndaje:


Avokatja e njohur Mirela Cela Jorgo, njeheresh edhe aktiviste e shoqerise civile, ngre alarmin qe sipas saj me restaurimin e Kishes se Shen Kollit po shkaterrohet duke i humbur origjinen qe nga koha e Bizantit.
Ja cfare shkruan ajo:
Po e shkaterrojne me te ashtequajtur restaurim duke i humbur origjinen qe nga koha e Bizantit. Monument KULTURE i KATEGORISE SE PARE. Mirela Kumbaro nje shfarosese e historise sone.
Problemet që përmban projekti me titull,
“PROJEKTI I PËRMIRËSIMIT STRUKTURAL, FAZA EMERGJENTE, PËR KISHËN E SHËN KOLLIT
NË MANASTIRIN E MESOPOTAMIT, SARANDË” , i aprovuar nga KSH i IMK-së në datën 26/02/2015 dhe KKR pranë MK në datën 05.03.2015,po japim në mënyrë të përmbledhur dëmet që autorët e këtij projekti kanë propozuar për tu realizuar ndaj njërit prej monumenteve më të vyer që ka vëndi ynë.
1. Parashikohet të shkatërohet afërsisht 210 m2 nga muri original i fasadave për shkak të mënyrës së instalimit të tiranteve dhe të procesit të shqepje-qepjeve ndaj carjeve e fugave.Në kokat e tiranteve aplikojnë jastëkë betonarme si në stallat apo hangarët.
2. Parashikojnë të zhdukin gjurmët dhe format që tregojnë elementet përbërës të arkitekturës sikundër janë dritaret etj.
3. Parashikojnë të aplikojnë veshje në kurizin e kupolave me kupola betoni të armuar edhe pse është e ndaluar nga kriteret dhe kartat e restaurimit.
4. Parashikojnë të injorojnë rivlerësimin e një sipërfaqeje prej afërsisht 8m2 me afresk pasi duan të rindërtojnë mbi të një kontrafort pa vlerë dhe pa funksion.
Kam bindjen se nuk jemi përballë një dëmi padashje. Nuk jemi në rastin e një projekti të pa aprovuar akoma nga instancat e ngarkuara me ligj për restaurimin. Nuk kemi të bëjmë me rastin e realizimit të një projekti nga një staf i sapo dalë nga bankat e shkollës por me persona të cilët pretendojnë shumë në fushën e restaurimeve të mbështetur nga një konsulent shkencor me titull Prof.Dr.
Është e pamundur të mos ngresh disa pikëpyetje.
Kush e ka interesin që të realizohet një ndërhyrje me kaq egërsi shkatërimtare mbi një monument unikal në llojin e vet?
Kush do e mbajë përgjegjësinë ligjore për lejimin dhe dhënien e aprovimit zyrtar të një projekti me këto të dhëna katastrfofike ndaj vlerave të Kishës së Shën Kollit në Manastirin e Mesopotamit?
Si ka mundësi që një projekt i tillë , me kaq shumë probleme konceptuale e teknike mos të perceptohet si një dëm potencial për një monument të klasit të parë?
Duke mos përmëndur shkeljen ligjore të aprovimit të një projekti në mbivendosje flagrante, gjë e cila i takon një tjetër historije të cuditshme, pyesim se si ka mundësi që instancat shtetërore të mos e kenë vënë re gjithë këtë problematikë në përmbajtjen e këtij projekti duke i hapur rugën një krimi të vërtet kulturor, perfundon avokatja Mirela Cela Jorgo.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.