Automjeti i parkuar në hyrjen e Shëtitores, Policia Bashkiake e heq me karotrec
Policia bashkiake e Sarandës ka hequr me karotrec një automjet të parkuar në hyrjen e Shëtitores.
Ndërhyrja ka ardhur pas një ankese të banorëve, të cilët automjeti i parkuar u kishte bllokuar daljen nga shtëpia.
Më herët, një banore ka kërkuar ndihmë për ndërhyrje edhe në Saranda Web, pasi kishte një operacion kirurgjikal të programuar për mëngjesin e sotëm, por që ky automjet i parkuar i kishte bllokuar daljen nga shtëpia.




Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit