

Atentati ndaj Edmond Hoxhës, autorin e kishte informuar një i njohur i viktimës



Edmond Papa (Hoxha), 49-vjeçari që u vra më 9 plumba dyshohet se është ndjekur nga autori prej disa ditësh. Madje ka dyshime se vrasësi të kishte informacione të sakta për lëvizjet e këtij të fundit.
Dyshohet gjithashtu se një i njohur i viktimës mund të ketë vënë në dijeni autorin edhe për udhëtimin e 49-vjeçarit në Tiranë, bëjnë me dije burimet e gazetares së Report Tv Keti Banushi.
Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të zonës ku ndodhi vrasja edhe të ditëve të mëparshme, për shkak se dyshohet se autori ose autorët mund të kenë vëzhguar më herët zonën pranë banesës së vëllait të Edmond Papës. Autori që arriti ta ekzekutojë në mes të qytetit mbetet ende i paidentifikuar.
Si ndodhi ngjarja?
49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua më 16 dhjetor rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.
Edmond Papa kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri pasi do të vizitonte nënën e tij. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme jashtë Shqipërisë dhe konflikte për pronën.
Në Sarandë viktima nuk njihej si njeri problematik. Ndërsa veç pronar i hote ‘Blue Sky’ ai kishte edhe një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë gjykatës. Po ashtu në qytet kishte bërë vazhdimisht edhe bamirësi, sidomos gjatë periudhës së pandemisë së COVID.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Atentati ndaj Edmond Hoxhës, autorin e kishte informuar një i njohur i viktimës
18/12/2213:29

NJOFTIM PUNËSIMI NË 1CLICK.AL, PAGA 350€ deri 550€
18/12/2213:29

Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj sonte ora 18:00 në emisionin Skaner të gazetares Shpresa Dine
18/12/2213:29

Gjendet i varur në një banesë në Ksamil, dyshimet e Policisë
18/12/2213:29

Vritet në atentat në Tiranë pronari i hotelit në Sarandë
18/12/2213:29

U qëllua me armë brenda një lokali, humb jetën në spital sarandjoti
18/12/2213:29

Fermerët e Konispolit: Kjo është gjendja e rrugëve në parcelat e mandarinave tona – VIDEO
18/12/2213:29

Policia kap një 19-vjeçar, akuzohet për 3 vjedhje në Shalës, Kostar dhe Çukë
18/12/2213:29

Goditet me grusht roja i spitalit, bie dhe përplas kokën, autori shpallet në kërkim
18/12/2213:29

Procedim penal për 5 shitës, ishin pa licensë, u premtuan para policëve për të mbyllur sytë
18/12/2213:29







Rezervime

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
18/12/2213:29

Vila Alvin, Apartament 1+1
18/12/2213:29

River & Sea Side Apartament
18/12/2213:29

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
18/12/2213:29

Vila Alvin, Apartament 1+1
18/12/2213:29
Suvenire

Suvenire nga Saranda
18/12/2213:29

Suvenire nga Saranda
18/12/2213:29

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
18/12/2213:29

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
18/12/2213:29

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
18/12/2213:29




