Arrestohet klienti VIP, bente blerje me para te fallsifikuara


Sarandë. Arrestohet klienti VIP, bente blerje me para te fallsifikuara
Policia arreston një shtetas të huaj në kërkim, të quajtur:
· Sevgyl Kasumi, 33 vjeç, lindur në Maqedoni dhe banues në Itali.
Gjatë hetimeve të kryera nga policia, më datë 13.10.2016, në lagjen nr.4 Sarandë ky shtetas ka blerë në dyqanin e shtetases E.Xh., dy karta për aparatë celular, për të cilat ka dhënë 1 kartmonedhë me prerje 50 euro (1 copë), e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Më pas, ky shtetas ka shkuar në lagjen nr.1 në dyqanin e shtetasit Th.D., dhe ka blerë një palë këpucë në këmbim të 50 euro-ve të tjera, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar gjithashtu.
Nga kontrolli fizik që i është ushtruar këtij shtetasi, Policia i ka gjetur disa monedha të tjera të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, arsye të cilat kanë çuar në arrestimin e këtij shtetasi për veprën penale “Falsifikimi i kartmonedhave”.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë
Elisa Spiropali letër Skënderbeut: Përgjigjja që presin prej teje nuk është një tjetër fjalim, por një vendim
Lexoni më shumë
Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Lexoni më shumë
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Roje‐Mirëmbajtës dhe Sanitare
Lexoni më shumë
Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”
Lexoni më shumë
Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.