Arrestohet drejtuesi i mjetit, perplasi 3 automjete te parkuara


Sarandë
Policia njofton arrestimin e një shtetas pasi duke drejtuar mjetin nën efektin e pijeve alkoolike aksidentohet e përplaset me tre mjete të parkuara.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kryer arrestimin e 39 vjecarit.
Ky shtetas në lagjen ”nr.4”, duke drejtuar mjetin tip ”Hyundai”, nën efektin e pijeve alkoolike ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur tre automjete të tjera të parkuara.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit të mësipërm për veprat penale ”Drejtimi mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
Gjithashtu Policia Rrugore apelon ndaj çdo shtetasi që t’i thotë JO ALKOOLIT, kur është nën drejtimin e mjetit për tu mos u bërë burim aksidenti për vete dhe për të tjerët.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë
3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Halil Shabani rrëfen historinë e valles së Osman Takës dhe si e ktheu Taip Madani në valle legjendare
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.