Arrestohen 3 “pushuesit” nga Elbasani, akuzohen për 14 vjedhje në Sarandë

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe DVP Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pushuesit”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin e shtetasve:

-Nazmi Liçi, 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”.

-Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

-Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 14 vjedhjeve të ndodhura më parë, në Sarandë dhe Ksamil gjatë periudhës korrik-shtator 2021.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur në 13 raste shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolët në banesat që kishin marrë me qera apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin si dhe në një rast kanë vjedhur një shumë parash në një subjekt, konkretisht:

Më datë 04.07.2021, kanë vjedhur nje çantë me sende personale dhe një shumë parash.

Më datën 05.07.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në banesën e shtetasit A. N.

Më datë 08.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në subjektin në pronësi të shtetasit V. C.

Më datë 09.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. B.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende personale në banesën e shtetases A. DH.

Më datë 20.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. S.

Më datë 22.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën me qera të shtetasit polak  M. G.

Më datë 23.08.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 25.08.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 01.09.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më 03.09.2021, kanë vjedhur  sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A. K.

Më datë 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.T.

Më datë 04.09.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “BMW” në posedim të shtetasit Ani Lici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.