Arrestimi i prokurorit Sali Hasa, shpërthejnë qytetarët: Zoti na dëgjoi!

19/06/2120:29

Shperndaje:

Prokurori i në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë, Sali Hasa, është prangosur ditën e sotme nga SPAK me akuzën për korrupsion. Disa vite më parë Sali Hasa ka qenë efektiv policie dhe më pas drejtues i Komisariatit të Peqinit.

Për disa kohë, Hasa ka qenë edhe në krye të Prokurorisë së Sarandës.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se ndaj Sali Hasës është kryer një hetim disiplinor nga KLP, pas ankesave dhe informacioneve të marra për abuzime dhe qëndrim jo korrekt në detyrë. 

Në 18 tetor të 2019 Saranda Web denoncoi me fakte se prokurori Sali Hasa qarkullonte me një automjet luksoz dhe targa të fallsifikuara. Pas denoncimit, Sali Hasa e braktisi automjetin dhe natë dërgoi njerëz duke i hequr edhe targat e fallsifikuara.

Pas arrestimit të sotëm qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke akuzuar prokurorin se u kërkonte para, madje disa janë detyruar të shesin shtëpitë apo të marrin edhe kredi për të paguar prokurorin Sali Hasa


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.