Ardit Bido: Uji i Kuçit dhe Tragjasit u takon fshatrave e më pas bregdetit

Ardit Bido: Uji i Kuçit dhe Tragjasit u takon fshatrave e më pas bregdetit

 

 

Kandidati për deputet në qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka bërë një deklaratë të qartë dhe pa ekuivok për çështjen e furnizimit me ujë të fshatrave Kuç dhe Tragjas. Në një reagim publik, ai theksoi se respektimi i të drejtave të banorëve të këtyre zonave është prioritet absolut dhe se vetëm pas plotësimit të nevojave të tyre, uji mund të përdoret për qëllime të tjera, përfshirë edhe zhvillimin turistik të rivierës shqiptare.

 

“Qëndrimi im për çështjen e ujit të Kuçit dhe Tragjasit është i qartë: ky ujë duhet t’i shërbejë zhvillimit të Shqipërisë dhe bregdetit, por vetëm pasi banorët e këtyre fshatrave të kenë furnizim të plotë me ujë për nevojat e përditshme dhe për bujqësinë,” – u shpreh Bido.

 

Sipas tij, tokat bujqësore të këtyre zonave dhe jetesa e banorëve nuk mund të cënohen në asnjë mënyrë. Zhvillimi turistik i bregdetit është i rëndësishëm, por nuk mund të vijë në kurriz të fshatrave që ruajnë dhe kultivojnë traditën dhe prodhimin vendas.

 

Lidhur me projektin e ujësjellësit të Tragjasit, Ardit Bido deklaroi se nga informacionet që ka, ujësjellësi dhe kanalizimet do të përfundojnë fillimisht për fshatin vetë dhe vetëm më pas do të vazhdohet me linjat që dërgojnë ujin drejt zonave bregdetare.

 

 

“Nëse kjo nuk ndodh, qëndrimi im është publik dhe i pandryshueshëm. E kam shprehur edhe para se të isha kandidat për deputet, dhe do ta mbroj me të njëjtën vendosmëri,” – u shpreh Bido, duke i dhënë garanci banorëve të Kuçit dhe Tragjasit se zëri i tyre do të mbrohet dhe do të dëgjohet me forcë në çdo tryezë vendimmarrëse.

 

Kjo deklaratë vjen në një moment kur vëmendja publike dhe shqetësimet e banorëve për çështjen e furnizimit me ujë janë rritur, dhe kandidati Bido tregon se ka një vizion të qartë për të ardhmen, që bashkon zhvillimin me drejtësinë sociale.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.