Ardit Bido denoncon: PBDNJ kërcënoi një qytetar në Himarë vetëm pse më mbështet mua

29/04/2518:34

Shperndaje:

Ardit Bido denoncon: PBDNJ kërcënoi një qytetar në Himarë vetëm pse më mbështet mua

 

Kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun Vlorë, Ardit Bido, i ka bërë thirrje publike kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që të reagojë pas një rasti shqetësues presioni ndaj një qytetari në Himarë, i cili është kërcënuar vetëm për shkak se mbështet politikisht kandidaturën e Bidos. Në deklaratën e tij, kandidati socialist ka akuzuar PBDNJ-në, dega Himarë, si pjesë të asaj që ai e quan “Aleanca e Antishqiptarisë Madhështore”, me lidhje të afërta me qarqe ekstremiste të huaja.

 

Ardit Bido denoncon: Fredi Beleri po bën fushatë elektorale në Shqipëri

 

Sipas Bidos, ky veprim përbën një përpjekje të hapur për të frikësuar qytetarët dhe për të ndikuar tek vota e lirë, në prag të zgjedhjeve të 11 majit. “Shqipëria është e shqiptarëve, qofshin ata me kombësi shqiptare, greke apo të tjera. Askush nuk ka të drejtë të frikësojë qytetarët për bindjet e tyre politike,” është shprehur ai.

 

 

Ardit Bido kërkoi një reagim të menjëhershëm ndaj këtij akti, duke theksuar se një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk mund të lejojë sjellje të tilla në një proces zgjedhor demokratik. Ai shtoi se përballja me kundërshtarët politikë duhet të ndodhë në mënyrë të ndershme dhe përmes debatit publik, jo përmes presionit dhe frikësimit.

 

“Nëse këto veprime nuk ndalen, përveç debatit politik që do të bëjmë në Parlament, do të shihemi edhe në rrugën e drejtësisë,” përfundoi kandidati socialist.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.