Ardit Bido denoncon: Fredi Beleri po bën fushatë elektorale në Shqipëri

Ardit Bido denoncon: Fredi Beleri po bën fushatë elektorale në Shqipëri

 

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka reaguar ashpër pas prezencës së eurodeputetit grek, Fredi Beleri, në territorin shqiptar, ku ky i fundit shfaqet duke bërë fushatë për kandidatin e Partisë Demokratike.

 

 

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Ardit Bido e cilëson këtë veprim si “ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Shqipërisë”, duke theksuar se nuk ka ndodhur më parë që një funksionar i një shteti të huaj të marrë pjesë në mënyrë aktive në një fushatë elektorale brenda një vendi tjetër.

 

“Doktor, po del bllof me Shqipërinë. Një eurodeputet i shtetit grek bën fushatë për ty, haptazi, në tokën shqiptare. Kjo është ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Shqipërisë”, – deklaron Bido.

 

 

Më tej, kandidati i mazhorancës sulmon ashpër koalicionin e opozitës, të cilin e quan “Aleanca e Antishqiptarisë Madhështore”, duke e akuzuar për cenim të sovranitetit kombëtar: “Aleanca e Antishqiptarisë Madhështore tejkaloi çdo imagjinatë, duke lejuar që një funksionar i huaj si Fredi Beleri të cenojë sovranitetin tonë”, – vijon ai në deklaratën e tij. Bido nënvizon se, ndonëse marrëdhëniet ndërkombëtare politike janë normale, përfshirja direkte në fushatë e një funksionari të huaj përbën një rast të paprecedent në Europë.

 

“Po, miqtë mbështesin njëri-tjetrin. Po, partnerët politikë ndërkombëtarë japin deklarata. Por askund në Europë nuk ndodh që një funksionar i një shteti tjetër të shfaqet në miting zgjedhor në një vend fqinj”, u shpreh ai.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.